×
Thursday, June 1, 2023

Ish-kreu i inteligjencës britanike: COVID-19 u krijua në laborator, u përhap nga një incident

June 4, 2020



Richard Dearlove, ish-kreu i shërbimit sekret britanik, MI6, në një intervistë për gazetën “The Telegraph”. Pretendimin e tij e mbështet tek një studim britaniko-norvegjez, akoma të papublikuar, nga i cili rezulton se elementë kyç janë vendosur në sekuencën gjenetike të virusit dhe nuk evoluar në mënyrë natyrale.

Deri në këto momente, shkencëtarët kanë ndarë gjithmonë idenë që Covid-19 ka kaluar nga speciet, me shumë mundësi nga lakuriqët e natës te njeriu. Sipas Sir Richard Dearlove, shkencëtarët kinezë kanë mundur të kenë kryer eksperimente sekrete tek lakuriqët e natës derisa virusi, për shkak të një incidenti, ka dalë nga laboratori i biosigurisë në Wuhan.

Studimi i akademikëve të Spitalit Universitar të Londrës dhe virologëve norvegjezë thekson se brenda ADN-së së virusit është vendosur manualisht edhe një seksion që i bën të kota të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë. Ish-kreu i inteligjencës britanike thekson se rezultatet e hulumtimit mund të detyrojnë Kinën t’i paguajë pjesës tjetër të botës dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments