×
Thursday, June 18, 2020

Integrimi në BE, Mazi: Shqipëria ka rrugë të gjatë para dhe me pengesa

June 18, 2020

Zef Mazi do të kryesojë grupin negociator me Brukselin për vijimin e negociatave. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm.

Kryenegociatori u shpreh se Shqipëria do të jetë rrugë të gjatë dhe me vështirësi për në BE teksa shtoi se janë 130 mijë faqe për tu negociuar.

Mazi tregoi edhe për ngritjen e një Akademie Integrimi e cila do të trajnojë specialistët që do të merren me këtë proces si dhe do të ketë dhe një ekip prej 3 këshilltarësh.

Fjala e plotë

“Do kemi rrugë të gjatë dhe me vështirësi. Do të kemi dhe pengesë. Janë 130 mijë faqe të Unionit Europian që do negociojë vendi ynë në 35 kapituj. Prandaj ka rëndësi ekipi dhe sukses është kur ekipi funksionon në harroni. As ulje dhe as nxitim I madh sepse këtu kemi të bëjmë me një maratonë të madhe. 

Eksperienca na ka mësuar se ata që e nisin me vrap maratonë nuk e përfundojnë as gjysmën. Gara është e gjatë. Detyra ime si negociator është që të dëgjoj, sqaroj e kërkoj pa asnjë ulje ritmi duke biseduar me të gjithë nivelet e larta të shtetit tonë, sepse kjo rrugë ka nevojë për mbështetjen e plotë të gjithsecilit të institucioneve, parlamentit, kryeministrit, presidentit, akademikëve,shoqërisë civile e mediave për të ecur progresivisht në kryerjen e detyra për hapjen në kohë dhe mbylljen në kohë me të njëjtat ritme të kapitujve të veçantë. Po punohet që në vendin tonë të ngrihet një akademi për integrimin. Do të jetë një qendër trajnimi për të gjithë ata që do të merren me çështjen e integrimit. Ekipi i kryengeociatorit do të përbëhet nga një grup këshilltarësh, 3-4 vetë. Vakancat do të bëhen publike”.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për