×
Tuesday, May 20, 2025

Iniciativë franko-gjermane për një “cloud” europian

June 3, 2020


Ministrat gjermanë e francezë të Ekonomisë, Peter Altmaier dhe Bruno Le Maire, do të paraqesin të enjten, në Bercy, një iniciativë franko-gjermane për një infrastrukturë europiane të të dhënave, “Cloud”, e cila do të gjejë përkthimet e saj të para konkrete nga fillimi i vitit 2021.

Franca dhe Gjermania dëshirojnë të bashkohen përballë migrimit të infrastrukturave të IT-së së institucioneve dhe kompanive të tyre në të ashtuquajturat platforma “cloud”, ku sot mbizotërojnë aktorët e mëdhenj amerikanë, si “Amazon Web Services” (AWS), “Microsoft” ose “Google”.

Përmes iniciativës së tyre, të quajtur Gaia-X, ata duan të promovojnë rritjen e ofruesve europianë të “cloud”-it duke i bashkuar ata rreth standardeve dhe normave të përbashkëta, për të promovuar ndërveprimin e tyre me gjigandët amerikanë dhe, së shpejti, kinezë.

“Funksionalisht, do të jetë një treg, ku do të ketë një katalog ofertash të shërbimeve të populluara nga furnitorë të ndryshëm, të cilët kanë rënë dakord të respektojnë disa parime”, shpjeguan ministrat.

Sipas tyre, aktorët jo-europianë nuk do të përjashtohen nga tregu “Gaia-X”, por ata do të duhet të respektojnë rregullat dhe garancitë që ai vendos.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments