×
Tuesday, June 16, 2026

Hasani në Forumin e Biznesit në Sarajevë: Integrimi i rajonit në BE, domosdoshmëri

May 21, 2025


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës që po zhvillon në Bosnje-Hercegovinë mori sot pjesë në  Forumin e Biznesit “Sarajevë 2025”.

Në fjalën e tij, Hasani vuri theksin tek disa nga reformat e guximshme që Shqipëria ka ndërmarrë për të përshpejtuar rritjen ekonomike, përfshirë fushat e sundimit të ligjit, klimës së biznesit, diversifikimit të energjisë dhe qeverisjes digjitale.

Hasani gjithashtu nënvizoi potencialin e madh të integrimit rajonal dhe cilësoi se bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri, thelbësore për të tërhequr investimet e duhura dhe për të siguruar të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Ministri Hasani në forumin e Biznesit “Sarajevë 2025”.




Comments are closed.