×
Wednesday, May 25, 2022

Greqia zgjedh me 261 vota pro presidenten e re, Katerina Sakellaropoulou

January 22, 2020

Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit. Mësohet se në krye të shtetit helen do të jetë Katerina Sakellaropoulou . Mediat greke raportojnë se Sakellaropoulou u zgjodh presidente me 261 pro dhe 33 abstenim, duke zëvendësuar Prokopis Pavlopulos.

Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik, ndërkohë që mandati pesëvjeçar i Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.

Katerina Sakellaropoulou është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA, ndërsa ajo u propozua nga kryeministri Micotakis, kandidaturë që u mbështet gjerësisht. Katerina Sake-Laro-Pulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments