Gjermania heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikim të Sigurisë

27 Jan 2020 • 16:26
Shpërndaje:

Gjermania e ka hequr Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikim të Sigurisë nga 24 janari i vitit 2020.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se pas këtij vendimi, “Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë”. 

“Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj.

Reklamë Ola

Më tej, duke falënderuar qeverinë gjermane, organet e sigurisë dhe kancelaren Angela Merkel, Haradinaj tha se “Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike dhe thellon raportet tona ndërshtetërore”.

Në Listën e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë (SÜG), me vendim të ri të 24 janarit 2020, janë 26 shtete. Individët e shteteve të cilat janë të përfshira në listën SÜG, u lejojnë atyre qasje në informacione të klasifikuara ose në zona të kufizuara vetëm pas përfundimit të një kontrolli të detajuar. Grada, pozita apo ndonjë leje sigurie nuk supozohet t’u lejojë individëve të këtyre shteteve automatikisht qasje në informacionet e klasifikuara.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x