×
Sunday, January 18, 2026

Gjermani, Landet kërkojnë zgjidhje të përbashkëta kundër COVID-19

September 29, 2020


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve federale të vendit do të takohen për të hartuar disa rregulla kombëtare për të luftuar koronavirusin, pasi po përballen me një rritje të numrit të infeksioneve.

Kufizimet e futura në Gjermani në muajin mars vunë nën kontroll normat e infeksionit, por shtynë ekonominë në recesion.

Landet gradualisht kanë lehtësuar kufizimet në muajt e fundit, duke zgjedhur në vend të izolimit rregullat e përdorimit të maskave dhe strategjitë e ndjekjes.

Numri i infeksioneve është rritur ndjeshëm që nga maji dhe qershori kur numri i rasteve ditore ishte me qindra për të tejkaluar në 2 000 në dy javët e fundit.

Në kulmin e krizës në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Gjermania raportonte më shumë se 6 000 raste të reja në ditë.

Merkel theksoi në një takim se ishte e alarmuar nga rritja e fundit dhe donte që gjithçka të bëhej për të ndaluar një rritje eksponenciale të infeksioneve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments