×
Tuesday, April 29, 2025

Franca akuzon Rusinë për kryerjen e një masakre në Ukrainë

March 23, 2022


I dërguari special i Francës në Kombet e Bashkuara ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një “masakre” në Ukrainë.

“Qytetet e Kievit, Mariupolit dhe Mykolaivit, si shumë të tjerë, janë rrethuar dhe bombarduar pa mëshirë nga ushtria ruse. Kjo është një masakër dhe më e keqja nuk ka ardhur ende”, tha sot ambasadori francez në OKB, Nicolas de Rivière në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ai dënoi vrasjen e civilëve dhe kërkoi që Rusia të ndërpresë menjëherë sulmet e saj dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar. 




Comments are closed.