×
Friday, August 12, 2022

“Duhet aleancë botërore për vaksinën kundër koronavirusit”

April 15, 2020

Sot ka një garë kundër kohës nga shkencëtarët, studiuesit dhe mjekët e gjithë botës për të gjetur një zgjidhje kundër koronavirusit, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Por, çdo vend ecën përpara për llogari të tij, kështu që nuk ka koordinim dhe rreziku është që koha për gjetjen e një vaksine të jetë e gjatë, theksoi ministri Di Maio në një postim në rrjetin social facebook në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19.

Gjithashtu kreu I diplomacies italiane, Luigi Di Maio u shpreh se Italia është përballur me një situatë të jashtëzakonshme prej koronavirusi.

“Ne jemi përballur me një situatë të jashtëzakonshme dhe përballë koronavirusit planeti nuk mund të ndahet. Përkundrazi, ai duhet të forcohet edhe më shumë, duke krijuar një Aleancë të Madhe Ndërkombëtare për vaksinën”, nënvizon ministri Di Maio.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments