×
Saturday, April 26, 2025

COVID-19/ Britania e Madhe heq të gjitha kufizimet

March 15, 2022


Britania e Madhe ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve kundër Covid-19, deklaroi ministri i Transporti, Grant Shapps, duke vënë në dukje se kjo ishte e mundur falë fushatës së gjerë të vaksinimit.

Sipas Shapps tashmë nuk do t’ju duhet më të plotësoni formularin në internet i njohur si ”Formulari i pasagjerëve”, në të cilin vërtetohet statusi i vaksinimit, vendbanimi në Britaninë e Madhe dhe mbi të gjitha detyrimin e testeve anti-Covid-19.

Lajmi është u prit me kënaqësi nga kompanitë që menaxhojnë aeroportet, duke filluar nga ai i Londrës ”Heathrow”, që kishte përjetuar një rënie drastike të udhëtarëve gjatë pandemisë dhe se ka shpallur synimin e saj për të eliminuar detyrimin për pasagjerët të mbajnë maskën brenda strukturave të tyre.

Eunews.al




Comments are closed.