×
Thursday, April 18, 2024

Conte: Fondet europiane do të shpenzohen më së miri

June 16, 2020


Fondet europiane, të premtuara se do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e Italisë pas pandemisë së COVID-19, nuk janë dosido dhe do të shpenzohen më së miri si një investim për modernizimin e vendit, siguroi sot kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte.

“Kjo është një mundësi për ne që të planifikojmë një Itali më të mirë, të punojmë në një projekt serioz investimesh gjithëpërfshirëse, që e bën vendin më modern, më të gjelbër, më gjithëpërfshirës nga pikëpamja sociale”, tha ai.

“Ne duhet të jemi të gatshëm t’i shpenzojmë fondet europiane sa më mirë. Kjo nuk është punë dosido për qeverinë në detyrë, është një investim, që duhet ta bëjmë në Itali dhe Europë, për fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat tona”, shtoi Conte.

Komisioni Europian propozoi në fund të majit një plan rimëkëmbjeje pasCOVID-19 prej 750 miliardë eurosh, 500 miliardë në grante të pakthyeshme dhe 250 miliardë në formë kredish.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments