×
Friday, March 29, 2024

Çelja e Negociatave, Brukseli zyrtar jep ‘’PO’’ për Tiranën dhe Shkupin

March 17, 2020


Këshilli Europian ka marrë dhe dokumentin nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme lidhur me pikën e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Asgjë nuk ka ndryshuar nga sugjerimet e Brukselit zyrtar. Kërkohet hapje pa vonesë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E njëjta kërkesë është edhe për Maqedoninë e Veriut.

Referuar edhe në strategjinë e zgjerimit të 5 shkurtit 2020, në dokument kërkesa për një ‘’Po’’ nga Brukseli mbështet tek ‘’qëllimi për rivitalizimin e procesit të pranimit duke e bërë atë më të parashikueshëm, më të besueshëm, më dinamik dhe subjekt të më të fortë drejtimi politik’’.

Dokumenti që Këshilli Europian do të ketë në tavolinë për ta firmosur ose jo, sipas vullnetit që vendet anëtare do të kenë, thekson se, reformat themelore demokratike të shtetit ligjor dhe reformat ekonomike paraqesin objektivin thelbësor të procesit të pranimit.

‘’Në dritën e përparimit të arritur në reforma dhe përmbushjes së kushteve të vendosura njëzëri nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, duke iu nënshtruar miratimit nga Këshilli Evropian, vendos të hap negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë. Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë dhe jo më vonë se qershor, një popozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e dhjetorit,’’, thuhet në dokumentin që kërkon që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet pa vonesë pas miratimit të kornizës së bisedimeve nga Këshilli.

Ajo çfarë pritet është vendimi që do të paraqesin vendet anëtare.  Gjermania dhe Holanda deri tani janë për një po me kushte për Shqipërinë dhe pa kushte me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Franca, skeptikja më e madhe ende nuk ka shprehur një qëndrim, ndërkohë që nga tetori, 2019 deri tani ajo ka fituar një mekanizëm të ri për zgjerimin që i jep peshë fjalës së vendeve anëtare që në fazën e hartimit të raporteve të progresit nga Komisioni Europian.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments