×
Friday, September 13, 2024

Çeki, mbyllen baret dhe restorantet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

October 13, 2020


Qeveria çeke njoftoi mbylljen, duke nisur nga nesër, të restoranteve dhe bareve në të gjithë vendin, si dhe ndalimin e konsumimit të alkoolit në vendet publike, ndërkohë që numri i kontaminimeve me COVID-1 ka regjistruar një rritje rekord. 

“Ne kemi të drejtë vetëm një provë dhe kjo duhet të kurorëzohet me sukses”, deklaroi kryeministri, Andrej Babis, kabineti i të cilit u kritikua për komunikimin pak të qartë dhe për masat kaotike, ndërkohë që numri i infektimeve është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 3 nëntor.

Javën e kaluar, numri i kontaminimeve në Republikën Çeke, vend me 10,7 milionë banorë, theu rekordin për katër ditë radhazi, me më shumë se 8 618 raste të reja të regjistruara të premten.

Të dhënat e publikuara të premten nga Qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kanë treguar që Republika Çeke ka regjistruar, gjatë dy javëve të fundit, rritje më të shpejtë të kontaminimeve për 100 000 banorë në BE. .

Republika Çeke numëron gjithashtu 398 raste për 100 000 banorë, para Spanjës me 307 dhe Holandës me 304.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments