×
Thursday, April 30, 2026

Borrell: Ndihma e BE ndaj Ukrainës është më e vogël se blerjet në Rusi

April 6, 2022


Shefi i Politikës së Jashtme të BE Joseph Borrell ka thënë në një deklaratë ditën e sotme në Parlamentin Evropian se ndihma që BE i jep Ukrainës është shumë herë më e vogël sesa shpenzmet që bëjnë për blerje në Rusi.

“Bashkimi Evropian ka shpenzuar 35 miliardë euro (29 miliardë £) për karburantin rus që nga fillimi i luftës, krahasuar me një shpenzim prej vetëm 1 miliard eurosh për Ukrainën në armë.

Ne duhet t’i ndihmojmë ukrainasit të mbrohen… Ne i kemi dhënë Ukrainës 1 miliardë euro. Mund të duket shumë, por 1 miliardë euro është ajo që ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë që na jep” -tha Borrell.

Vërejtjet e tij vijnë pasi ambasadorët e BE-së takohen për të shqyrtuar një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës, duke përfshirë një ndalim të importeve të qymyrit rus.“Sot ne i japim fund qymyrit, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e faturës” u tha Borrell eurodeputetëve.




Comments are closed.