×
Wednesday, September 28, 2022

Boris Johnson prezanton investimin më të rëndësishëm që nga Lufta e Ftohtë

November 19, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson ka prezantuar një mega-investim prej 16,5 miliardë stërlina, më i rëndësishmi që nga fundi i Luftës së Ftohtë, për një program 4-vjeçar të riarmatimit dhe modernizimit të forcave të armatosura britanike.

Investimi vjen në kuadër të përballimit të sfidave të reja të kibernetikës, me sigurinë dhe “teknologjitë më të fundit”, të mbrojtjes hapësinore, si dhe të inteligjencës artificiale.

Kryeministri Boris Johnson pritet të paraqesë sot në Parlament dy ditë pas prezantimit të politikës së re mjedisore bazuar në një “revolucion të gjelbër industrial” të premtuar në ekonomi i cili përfshin, ndër të tjera, parashikimin e ndalimit në vitin 2030 të shitjes në Britaninë e Madhe të makinave të reja me benzinë ​​ose naftë, me zëvendësimin e tyre me automjete të pastra elektrike.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments