×
Wednesday, November 13, 2024

Borell dënon vendimin amerikan për pezullimin e fondeve për OBSH-në

April 15, 2020


Kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell shprehu keqardhje të thellë për pezullimin e kontributit amerikan për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të njoftuar sot nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Nuk ka arsye për të justifikuar këtë vendim në një moment kur përpjekjet e OBSH-së janë më të nevojshme se kurrë për të ndihmuar në parandalimin dhe reduktimin e pandemisë së koronavirusit”, deklaroi spanjolli në një mesazh në Twitter.

“Vetëm duke bashkuar forcat ne mund ta kapërcejmë këtë krizë që nuk ka kufinj”, shtoi ai.

Ky pezullim i financimit nga SHBA-ja u dënua ashpër nga Gjermania dhe Kina, nga ku nisi pandemia, që u shpreh shumë e shqetësuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments