Bllokimi për shkak të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar mund të vijojnë për muaj të tërë



Masat shtërnguese për shkak të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të vazhdojnë për disa muaj për shkak të frikës se Britania mund të vuante një kulm të dytë vdekjeprurës të infeksioneve. Ka qenë kjo deklarata e djeshme e një anëtari të lartë të qeverisë së kryeministrit Boris Johnson.
Oliver Dowden, sekretari i kulturës, tha të hënën se Johnson ishte i shqetësuar se heqja e kufizimeve aktuale shumë shpejt do të rrezikonte një goditje të dytë.
“Kryeministri është shumë i brengosur për një kulm të dytë nëse heq shpejt kufizimet,” tha Dowden për programin “Sot” të BBC Radio 4 të hënën në mëngjes.
I pyetur nëse masat shtërnguese do të lehtësoheshin në fillim të muajit të ardhshëm, siç sugjerojnë disa raporte të fundit, ai u përgjigj: “Ne e thamë menjëherë në fillim të kësaj dhe kryeministri tha se ai priste që ky kulm të zgjasë rreth tre muaj”.
“Ajo që ka ndodhur është lloj konsistente me atë,” tha ai.
Një përfaqësues nga qeveria e Johnson konfirmoi të hënën se shmangia e një kulmi të dytë ishte kthyer në përparësi për qeverinë. “Shqetësimi më i madh është një kulm i dytë, dhe kjo do të bëjë dëmet më të mëdha për shëndetin dhe ekonominë,” deklaroi zëdhënësi.
“Nëse lëviz shumë shpejt, virusi mund të fillojë të përhapet përsëri në mënyrë eksponenciale,” tha zëdhënësi. “Publiku do të presë që ne të bëjmë gjithçka mundemi për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur jetën.”
Komente erdhën pasi raporte të shumta sugjeruan që shkollat mund të rihapeshin që nga mesi i majit, me kufizime të tjera që do hiqeshin në qershor.
Duke iu përgjigjur raporteve, Gavin Williamson, sekretari i arsimit, insistoi të Dielën se qeveria nuk kishte vendosur ende të rihapte shkollat.
Rreth 596 qytetarë të tjerë u konfirmuan të Dielën që humbën jetën nga COVID-19 në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, numri më i ulët ditor i vdekjeve në dy javë, i cili pason një model shifrash që sugjerojnë se Mbretëria e Bashkuar mund të ishte afër kulmit të infeksioneve.
Por sipas gazetës Daily Mail, Johnson u takua me Dominic Raab, sekretarin e jashtëm i cili po e zëvendëson ndërsa shërohet nga virusi, i cili citohet të ketë thënë se “shqetësimi kryesor i Johnson” është shmangia e një kulmi të dytë.
Raportet sugjerojnë se ekziston një ndarje e kabinetit për çështjen se sa herët Mbretëria e Bashkuar duhet të fillojë të rihapë ekonominë. Rishi Sunak, kancelari dhe Michael Gove, ministri i Zyrës së Kabinetit, thuhet se janë “skifterët”, të cilët janë të prirur të fillojnë së shpejti të heqin kufizimet për të ndaluar shkatërrimin e miliona vendeve të punës, sipas gazetës Times of London.
Qasja më e kujdesshme e kryeministrit për masat lehtësuese mbështetet nga Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë, si dhe këshilltari kryesor i tij politik, Dominic Cummings, shtoi The Times.
Ajo që vihet re është që kryeministri britanik Johnson ka ndryshuar qëndrim për sa i përket koronavirusit dhe nevojës për ‘imunizimin e tufës’ dhe tashmë insiston për mbajtjen e kufizimeve.
Eunews.al

