×
Tuesday, October 3, 2023

“Bllokimi hungarez dhe polak prek negativisht gjithë BE-në”

November 19, 2020



Bllokimi i planit europian të rimëkëmbjes nga Hungaria dhe Polonia prek negativisht gjithë Bashkimin Europian, theksoi sot kryeminsitri liberal rumun, Ludovic Orban, disa orë para samitit të 27 vendeve të BE-së.

“Është në interes të të gjithëve që plani i rimëkëmbjes të miratohet sa më shpejt, sepse çdo qytetar hungarez do të përfitojë nga ai, ashtu si çdo qytetar nga çdo vend tjetër”, konfirmoi ai.

Humgaria dhe Plonia, të mbështetura nga Sllovenia, kanë refuzuar edhe dje lidhjen e dhënies së fondeve europiane me shtetin e së drejtës, duke bllokuar planin e rimëkëmbjes, të miratuar në fund të korrikut nga 27 vendet e BE-së për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19.

Ky plan prej 750 miliardë eurosh mbështetet nga një kornizë financiare shumëvjeçare (2021-2027) prej më shumë se 1 000 miliardë eurosh.

“Ky financim europian është një shtyllë e rimëkëmbjes ekonomike dhe çdo shtyrje mund të ketë pasoja negative ekonomike në cilësinë e jetës për të gjithë”, shtoi Orban.

Kryeministri i një “ish-sateliti” të Bashkimit Sovjetik, ashtu si Hungaria dhe Polonia, Orban hodhi poshtë argumentet e paraqitura nga udhëheqësit e këtyre dy vendeve, duke besuar se respektimi i shtetit të së drejtës është një garanci për secilin tatimpagues se paratë do të shpenzohen në mënyrë korrekte.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments