×
Saturday, July 13, 2024

Bill Gates parashikoi 5 vite më parë përhapjen e koronavirusit

March 16, 2020


Thuajse 5 vite me parë, miliarderi amerikan Bill Gates, dha alarmin se rreziku më i madh që kërcënon njerëzimin nuk do të jetë një luftë dhe përdorimi i bombës bërthamore, por një virus që mund të jetë i padukshëm, pa simptoma dhe që mund të shpërndahet përmes kontaktit mes personave.

Duke u nisur nga virusi i Ebolës që shpërtheu në atë kohë në disa shtete afrikane, Gates tha se në atë kohë njerëzimi ishte me fat pasi ky lloj virusi nuk shpërndahej nga ajri.

“Herës tjetër mund të mos jemi kaq me fat. Mund të shfaqet një virus, ku njerëzit të ndjehen mirë nga shëndeti, dhe ndërkohë ata na infektojë, teksa marrin avionin, apo shkojnë në një market. Burimi i virusit mund të jetë natyror, ose mund të jetë bio-terrorizëm. Kështu që mund të përballemi me një situatë 1  mijë herë më të rëndë”.

Gates sugjeroi forcimin e sistemit shëndetësor dhe përgatitjes së ekipeve mjekësore.

“Kemi mundësinë të shfrytëzojmë gjithë shkencën dhe teknologjinë. Kemi telefonët celularë të marrim informacion nga publiku, dhe t’i japim informacion publikut. Kemi harta satelitore me anë të të cilave mund të shohim ku janë njerëzit ndërkohë që ata zhvendosen. Kemi zhvillime në biologji, dhe mundësinë për të parë të shkuarën dhe për të parashikuar të ardhmen duke prodhuar medikamente dhe vaksina. Të gjitha këto mjete duhet të vihen në duart e një sistemi global shëndetësor”.

Gates mori shembullin e ushtrive si ajo e NATO-s që zhvillon stërvitje të vazhdueshme dhe ka efektivë rezervë gati për t’i dislokuar.

Sipas tij, këtë duhet të bëjë edhe sistemi shëndetësor global, të simulojë lojëra mikrobike, duke marrë shembullin e lojërave ushtarake. Madje, sipas tij, resurset ushtarake mund të ndihmojnë mjekësinë të zhvendoset shpejt dhe me efikasitet në zonat në nevojë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments