×
Sunday, March 7, 2021

Biden bën thirrje për unitet

November 7, 2020

Kandidati demokrat për president, Joe Biden i është drejtuar me një thirrje për unitet qytetarëve amerikanë. Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq, ka thënë kandidati që kryeson votimet.

“Është koha që të bashkohemi si komb për t’u shëruar”, tha Biden të premten vonë në një fjalim në qytetin e tij Wilmington, në shtetin federal, DelaWare. “Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq”, theksoi Biden, në kohën që numërohen votat e fundit. Kandidati demokrat u shpreh me vetëbesim, se i ka fituar zgjedhjet, por nuk pranoi të deklarojë veten fitues. Numërimi i votave vazhdon ende katër ditë pas votimit.”

Shifrat e deritanishme tregojnë „qartë dhe bindshëm: Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje”, siguroi Biden. Ai është i sigurt, se në shtetet si Arizona dhe Nevada ka për të fituar, dhe se është në rrugën më të mirë për të siguruar 300 delegatë zgjedhorë, më shumë se numri i nevojshëm për të fituar prej 270 delegatësh. Por në të njëjtën kohë, Biden bëri thirrje për durim, për sa kohë që zgjat numërimi. “Mos harroni, këta formularë nuk janë vetëm shifra, ato përfaqësojnë votat e dhëna. Burra e gra që kanë ushtruar të drejtën e tyre themelore.”

Kurse presidenti aktual, Donald Trump ka deklaruar disa herë se ka fituar dhe është shprehur për manipulim zgjedhor, pa sjellë prova. Presidenti Trump akuzon demokratët, se duan t’i “vjedhin” zgjedhjet, dhe se do të shkojë deri në Gjykatën Supreme. Biden nga ana tij ka deklaruar, se në rast të fitores, do të veprojë pa vonesë kundër krizës së Coronës. Gjithkush duhet ta dijë, se “ne që nga dita e parë do të zbatojmë planin tonë për ta vendosur nën kontroll këtë virus”, tha Biden të premten vonë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për