BE: Të finalizojmë sa më shpejt marrëveshjen për Fondin e Rimëkëmbjes


Të finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen për gjeneratën e ardhshme të BE-së dhe Fondin e Rimëkëmbjes, për të mundësuar hyrjen e tyre në fyqi më 1 janar 2021 duke pasur parasysh seriozitetin e situatës epidemiologjike dhe ekonomike, theksuan presidentët e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i Parlamentit David Sassoli, i presidencës aktuale të BE, Angela Merkel dhe i Këshilli Europian Charles Michel në video-konferencë.
Drejtuesit kërkuan nga Parlamenti dhe Këshilli të mbështesin zyrtarisht sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjet e arritura dje dhe javën e kaluar.
“Kjo do të hapë rrugën për miratimin zyrtar të të gjitha pjesëve të legjislacionit dhe proceseve të ratifikimit kombëtar”, theksuan drejtuesit.
“Hyrja në fuqi e buxhetit dhe BE-së së gjeneratës së ardhshme janë parakushte për një dalje të suksesshme nga kriza ekonomike dhe shëndetësore, sepse ato do të sigurojnë mjetet ekonomike për të financuar veprimet e nevojshme”, nënvizuan ata.
Eunews.al
