×
Sunday, September 24, 2023

BE planifikon sanksione ekonomike ndaj Bjellorusisë

November 19, 2020


Miratimi i masave ekonomike me qëllim sanksionimin e regjimit të presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për t’i dhënë fund dhunës, do të diskutohet të enjten nga ministrat e Jashtëm të BE-së, njoftuan disa zyrtarë europianë.

“Të gjitha variantet janë të hapura. Sanksionet sektoriale janë në tryezë”, tha njëri prej tyre. “U takon ministrave të vendosin për natyrën e masave që do të miratohen”, shtoi zyrtari.

BE e ka sanksionuar tashmë presidentin bjellorus, djalin e tij, si edhe 53 anëtarë të rrethit të tyre, të konsideruar si përgjegjës për shtypjen me dhunë të lëvizjes protestuese kundër zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të përshkruara nga BE-ja si të manipuluara

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments