Balla takon presidentin e PES Stanishev: BE të mbajë premtimin, të hapë negociatat me Shqipërinë
January 29, 2020



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Bruksel zhvilloi një takim me Presidentin e Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev.

Gjatë takimit Balla dhe Stanishev diskutuan mbi situatën në vend, Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Presidenti i PES, Sergei Stanishev rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e fortë të PES, se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments