×
Wednesday, July 22, 2026

Balla pret Ambasadorin e Meksikës, në fokus forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi parlamentar

July 22, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kuvendin e Shqipërisë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Genaro Fausto Lozano Valencia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Meksikës, si edhe bashkëpunimin në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Një vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës.

Balla vlerësoi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e turizmit. Ai theksoi se vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 5 mijë turistë meksikanë vizituan Shqipërinë, një tregues i interesit në rritje për vendin tonë dhe një bazë e mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.




Comments are closed.