×
Saturday, April 17, 2021

Balla: Listat e hapura, një hap më pranë Bashkimit Europian

October 21, 2020

Numri dy i Partisë Sociaëiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij nga aktiviteti “deputeti që duam” nga Elbasani ka folur për listat e hapura duke theksuar se hapja e tyre është vetëm një hap më pranë BE-së, ndërsa thekson se ky ndryshim përfaqëson thelbin e vlerave të PS.

Hapja e listave nuk është vetëm një hap më pranë BE-së dhe formës evropiane të përfaqësimit. Është një formë e re e pushtetit të qytetarit shqiptar, të cilit i takon me të drejtë kjo fuqi.

Tashmë nuk do të votoni më vetëm për emrin e partisë. Nuk do të votoni më vetëm për kreun e partisë. Emri në fletëvotim tani do të jetë dikush që ju me gjasë e njihni. Mund të jetë dikush nga rrethi juaj, dikush nga rruga juaj, mund të jesh ti”, shprehet Balla.

Më tej ai sqaron se ky ndryshim përfaqëson thelbin e vlerave të PS. “Ne duam që njerëz të freskët, të rinj, të talentuar të vijnë në parlament dhe të përfaqësojnë zonat e tyre elektorale. Ne e kemi nisur këtë fushatë në mënyrë që të gjejmë kandidatët më të mirë nga të gjitha, rajonet, qytetet, nga i gjithë vendi.

Ne e kuptuam se mënyra më e mirë për të arritur Shqipërinë që duam është të kemi deputetin që duam. Ne jemi duke kërkuar për njerëzit më entuziastë, të kualifikuar dhe më të përgjegjshëm, për të qenë pjesë e listës së PS. Ne do t’i shtojmë listës sonë këta njerëz të rinj, prandaj kjo fushatë do të bëjë vërtet ndryshim”.

Sipas Ballës, PS është partia e parë në Shqipëri që dëshiron të hapë listën për njerëzit. “Na duhet ndihma juaj për të formuar listën më të mirë për zgjedhjet parlamentare. Ne duam që ju të jeni pjesë e saj. Përvoja e vendeve evropiane me votim në listë të hapur tregojnë se kandidatët po kthehen për të kërkuar mbështetje dhe miratim nga qytetarët, më shumë sesa partitë e tyre dhe udhëheqësit e tyre.

Hulumtimet tregojnë se ky sistem mundëson përzgjedhjen e politikanëve më të mirë, më të kualifikuar dhe të përkushtuar. Ata vlerësohen dhe zgjidhen sipas performancës së tyre”.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për