×
Monday, February 26, 2024

Austri, humbin jetën 6 persona nga orteku në Alpe

March 8, 2020


Gjashtë persona kanë humbur jetën në dy ortekë të veçantë në Alpet Austriake të dielën, njoftuan autoritetet e vendit.

Pesë alpinistë që po shëtisnin në Austrinë qendrore u goditën nga një ortek rreth orës 09:30 e mëngjesit, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA. 

Disa njerëz ishin dëshmitarë të ortekut dhe menjëherë informuan shërbimet e urgjencës, por alpinistët, që besohet të jenë nga Republika Çeke, tashmë ishin të vdekur derisa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes.

Ditëve të fundit janë raportuar erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore, të cilat thuhet të kenë shkaktuar ortekun.

Në Austrinë jugperëndimore, një oficer policie që po praktikonte trajnime alpiniste, humbi jetën kur u godit nga një ortek tjetër.

Ai u godit nga një masë e madhe e borës së ngrirë dhe vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, thanë autoritetet shtetërore .

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments