×
Sunday, June 21, 2026

Balla: Nisin punimet për lidhjen e rrugëve dytësore pranë autostradës në Kavajë

June 20, 2026


Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur lajmin e mirë për nisjen e punimeve për lidhjen e rrugëve dytësore përgjatë autostradës në zonën e Kavajës, një ndërhyrje e shumëpritur nga banorët.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Balla thekson se rruga dytësore që të çon drejt Spitalit të Kavajës kishte mbetur pa funksion që prej përfundimit të autostradës, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e qytetarëve dhe aksesin drejt këtij institucioni shëndetësor.

Balla e cilëson nisjen e punimeve si një hap konkret për zgjidhjen e kësaj problematike, ndërsa vlerësoi angazhimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sipas Ballës, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë e aksesit për banorët e zonës, duke i dhënë fund izolimit të kësaj rruge lidhëse.




Comments are closed.