×
Friday, May 29, 2026

Bashkia Tiranë dhe UKT intensifikojnë investimet për modernizimin e rrjetit të ujësjellësit

May 29, 2026


Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Flauers Shoshi, zhvilloi sot një takim pune me Kryetaren në detyrë të Bashkia Tiranë, ku u diskutua mbi prioritetet kryesore të performancës së shoqërisë, investimet strategjike dhe projektet që po zbatohen për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në disa zona të kryeqytetit.

Në qendër të diskutimeve ishte avancimi i projekteve infrastrukturore që synojnë modernizimin e sistemit të furnizimit me ujë, rritjen e eficiencës së rrjetit, si dhe garantimin e një shërbimi më cilësor dhe të qëndrueshëm për qytetarët e Tiranës. Gjithashtu, u analizuan projektet e reja që janë në fazë projektimi dhe që pritet të sjellin përmirësime të ndjeshme në menaxhimin e rrjetit ujësjellës dhe reduktimin e humbjeve teknike.

Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Flauers Shoshi, theksoi rëndësinë e koordinimit institucional dhe investimeve afatgjata në funksion të zhvillimit urban dhe përmbushjes së standardeve moderne të shërbimit publik. Ai nënvizoi se UKT mbetet e angazhuar për të vijuar punën me ritme intensive në çdo zonë të kryeqytetit ku ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim të infrastrukturës ekzistuese.

Nga ana e saj, Kryetarja në detyrë e Bashkisë Tiranë vlerësoi punën e strukturave të UKT dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Takimi u mbyll me dakordësinë për të vijuar monitorimin e projekteve në terren dhe për të përshpejtuar investimet prioritare që lidhen me furnizimin me ujë të pijshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit në kryeqytet 




Comments are closed.