Rama nga Brukseli: Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së brenda kësaj dekade
Në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, duke e cilësuar procesin e integrimit si sfidën më të madhe shtetformuese që ka kaluar vendi.
Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e këtij procesi për zhvillimin ekonomik dhe institucional të Shqipërisë, duke e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e pagave, investimeve dhe forcimin e shtetit.
“Themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, investime më të mëdha. Ky është një proces shtet-ndërtues, dua të falenderoj gjithashtu Silvion, zëdhënësin tonë të dashur në emër të kujdestarit që i duhet të na sjellë lajme të mira dhe të këqija, ka qenë shumë kuptimplotë. Është konferenca e fundit ndërqeveritare që ia përfaqëson BE.
Dua të falenderoj dritën e diellit që solli Qipro sot, ne sot sollëm pak diell nga Shqipëria ju nga Qipro, ky qytet shndriti. Dua të falënderoj vendet anëtare që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, të na sfidojnë, është sfida më e madhe që kemi kaluar.
Ne do të jemi anëtarë të kësaj familjeje brenda kësaj dekade. Unë e e di e ndjej, do të luftoj së bashku me ekipin, jam shumë i bindur që Marta nuk di të heqë dorë nga kjo, përpara fundit të mandatit të saj që përkon me herën e fundit që Shqipëria do të jetë jashtë kësaj shtëpie. Jemi shumë të lumtur dhe ndjehemi shumë të lumtur“, tha Rama.
Deklarata e kreut të qeverisë vjen në një moment kyç të negociatave, ndërsa Shqipëria po avancon në hapjen dhe mbylljen e kapitujve, me synimin për të përmbyllur procesin e anëtarësimit në vitet në vijim.







