×
Wednesday, May 27, 2026

Marta Kos: Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

May 26, 2026


Në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja evropiane Marta Kos u ndal te progresi i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucion më i besueshëm në Shqipëri.

Fuqia transformuese duhet më së pari të ndjehet nga vetë shqiptarët. Ky është një themel i fortë për të arritur gurin e themelit, sot vendosim me vetëbesim. Sot kemi vendosur objektivat e fundit, shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç.

Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Shqipëria duhet ta përdorë këtë energji pozitive. Pritet progres i mëtejshëm.

Tashmë është koha të përmbushim pritshmëritë e shqiptarëve. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt, dhe t’i kthehemi menjëherë punës, ne po punojmë fort për procesin e anëtarësimit”, tha Kos.

Deklarata e saj thekson vlerësimin pozitiv të institucioneve evropiane për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, duke e konsideruar këtë një bazë të fortë për hapat e ardhshëm drejt integrimit evropian.




Comments are closed.