×
Thursday, May 14, 2026

Ngjela: Opozita e dobët për shkak të Berishës, ai i druhet përballjes politike

May 13, 2026


Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Sali Berisha i druhet përballjes dhe nuk e respekton demokracinë. Sipas tij, e vetmja dobësi antiperëndimore dhe antieuropiane, anti-amerikane në Shqipëri është Sali Berisha sepse është non grata.

Ngjela mendon se opozita është e dobët pikërisht për këtë arsye.

”E vetmja dobësi antiperëndimore dhe antieuropiane, anti-amerikane në Shqipëri është Sali Berisha, i cili është non grata në Amerikë dhe BE. Është non grata për veprimtari anti-amerikane dhe anti-perëndimore. Roli i maxhorancës në procesin e integrimit është shumë i qartë. Unë jam kundërshtar i socialistëve, por nuk kanë bërë ndonjë gabim në lidhje me integrimin. Ai po vazhdon hap pas hapi normalisht.

Unë jam me konstitucionalizmin, me kushtetutshmërinë. Ka shkelur apo jo maxhoranca ndonjë ligj për imunitetin e Ballukut? Jo. Maxhoranca është zgjedhur nga populli shqiptar. Ajo është një maxhorancë e madhe që për dy vota bëhen me 2/3. Nuk ka kundërshtar. Dobësia është opozita. Maxhoranca nuk ka kundërshtar. Pse s’ka kundërshtar? Shumë e thjeshtë. Kryetari i opozitës është non grata në dy vende.

Fakti që mungon gara në PD është sepse nuk e lë Saliu. Kështu flitet edhe përballë një gjykate. Saliu nuk lë të respektohet demokracia. Cila është demokracia? Që të ketë më shumë se një përfaqësues në garë. Berisha i druhet përballjes”, tha Ngjela në ”Top News”.




Comments are closed.