×
Saturday, May 2, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në vend

May 2, 2026


Bordi i Transparencës ka përcaktuar në mbledhjen e sotme çmimet e reja tavan për shitjen e nënprodukteve të naftës në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i gazoilit (standard SSH EN 590) në shitje me pakicë do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Po ashtu, çmimi i benzinës është vendosur në jo më shumë se 184 lekë/litër për shitjen me pakicë dhe 172 lekë/litër për shitjen me shumicë.

Vendimi hyn në fuqi sot në orën 16:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku priten rishikime të mundshme sipas lëvizjeve të tregut.

Bordi ka theksuar se të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë janë të detyruar të zbatojnë këto çmime, ndërsa shkeljet do të ndëshkohen me masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se, sipas Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, akciza mbetet në nivelin 100%, pasi çmimet e reja janë nën pragjet e përcaktuara për karburantet.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e tregut me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në sektorin e karburanteve.




Comments are closed.