×
Saturday, May 2, 2026

BE: Shqipëria pritet të jetë ndër vendet e para që do të anëtarësohen

May 2, 2026


Nga Universiteti i Freiburgut, Komisionerja Evropiane Marta Kos e projektoi Shqipëria si një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian, duke e renditur menjëherë pas Mali i Zi.

“Tani kemi një mundësi shumë realiste që Bashkimi Evropian të zgjerohet në vitet në vijim. Ende ka skepticizëm në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor se anëtarësimi në BE është me të vërtetë i mundur. Shpresoj që shembulli pozitiv i Malit të Zi dhe Shqipërisë, që është i dyti në radhë, do të frymëzojë pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të ndjekin të njëjtën rrugë”, u shpreh Kos.

Ajo theksoi se tashmë afati kohor për pranimin e vendeve të reja ka kaluar nga një fazë “hipotetike” në një perspektivë “realiste”.

“Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord të nisin hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi në BE. Kjo është hera e parë që pas vitit 2009, kur BE-ja nisi të hartonte një traktat të tillë për Kroacia, që ndërmerret një hap i tillë. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit dhe tregon se reformat japin fryte”, deklaroi ajo.

Kos bëri të ditur se traktatet e reja të pranimit do të përfshijnë mekanizma mbrojtës për të garantuar respektimin e rregullave të unionit.

“Pesë apo dhjetë vite më parë, masa të tilla do të dukeshin absurde, por sot ne e dimë që duhet të mbrohemi nga ‘Kuajt e Trojës’, nga shtete që hyjnë në BE dhe më pas e minojnë atë nga brenda”, përfundoi Marta Kos.




Comments are closed.