Balla ‘me dorë të fortë’ në Kavajë, del vetë në terren për të garantuar plazhet publike. Në mungesë të bashkisë, vendos bizneset private për pastrimin e plazheve publike
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla ka parë nga afër zonën turistike të Qerretit, ku është njohur me problematikat që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike bregdetare.
Balla është ndalur te çështja e mirëmbajtjes dhe pastrimit të hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare. Në mungesë të ndërhyrjes nga ana e bashkisë, Balla ka dalë vetë në terren dhe ka kërkuar angazhim nga bizneset private që operojnë në zonë për të kontribuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e plazheve publike.
Sipas Ballës, garantimi i hapësirave të lira për pushuesit dhe standardet e pastërtisë janë thelbësore për një sezon turistik të suksesshëm. Ai theksoi se institucionet dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë për të siguruar kushte dinjitoze për qytetarët dhe turistët.







