×
Thursday, April 30, 2026

Berisha lë me ‘gisht në gojë’ besnikët: Emëron Gazment Bardhin drejtues të grupit të PD-së

September 11, 2025


Gazment Bardhi është emëruar në krye të grupit parlamentar të PD-së.

Lajmin e bëri publik vetë Sali Berisha në mbledhjen e sotme të deputetëve.

Me këtë emërim, Berisha ka lënë me ‘gisht në gojë’ besnikët e tij, të cilët shpresonin se do të zëvendësonin Bardhin në krye të grupit parlamentar.

Bardhi e rikofirmoi këtë post pas sulmeve të tij të vazhdueshme kohët e fundit ndaj sistemin të drejtësisë, çka, me sa duket, e ka bindur Berishën për ta rizgjedhur në krye të grupit demokrat.

Ndërkohë ka emëruar edhe Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti si zëvendëskryetar të grupit parlamentar demokrat, ndërsa Sekretare e grupit do të jetë Elda Hoti.

Po ashtu, ka emëruar edhe Lediana Aliollin si zëdhënëse të grupit parlamentar./ TemA




Comments are closed.