×
Monday, May 25, 2026

Ushtria e SHBA-së kreu një sulm vdekjeprurës kundër një anije me drogë që vinte nga Venezuela

September 3, 2025


Ushtria amerikane goditi të martën një anije që transportonte drogë dhe vinte nga Venezuela, bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një kohë kur tensionet po rriten mes administratës Trump dhe qeverisë venezuelase.

As @potus just announced moments ago, today the U.S. military conducted a lethal strike in the southern Carribean against a drug vessel which had departed from Venezuela and was being operated by a designated narco-terrorist organization.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e konfirmoi sulmin gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale pasditen e së martës, duke thënë se “ushtria kishte qëlluar ndaj anijes pak çaste më parë.”

Disa minuta më pas, Rubio shkroi në platformën X se ushtria kishte kryer një “sulm vdekjeprurës” në jug të Detit të Karaibeve.

Ai tha se anija me drogë kishte dalë nga Venezuela dhe po operohej nga një organizatë e shpallur si narko-terroriste.

Detajet mbi sulmin, përfshirë se kush e operonte anijen, mbeten ende të pakta




Comments are closed.