×
Tuesday, May 26, 2026

Kina hakmerret ndaj Trump, vendos tarifa prej 84 për qind ndaj mallrave amerikane

April 9, 2025


Kina i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të Donald Trump me tarifa doganore prej 84% për produktet e importuara amerikane, nga 34% e paralajmëruar më parë, siç njoftoi sot Ministria e Jashtme kineze. Këto kundërmasa specifike do të hyjnë në fuqi nga 10 prilli.

Kina thotë se vendimi i SHBA për të vendosur tarifa prej 104% shkel seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të saj dhe dëmton seriozisht sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla.

Pekini u kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara që të korrigjojnë menjëherë praktikat e tyre të gabuara , të anulojnë të gjitha masat tarifore të njëanshme kundër Kinës dhe të zgjidhin siç duhet mosmarrëveshjet me Kinën përmes dialogut të barabartë bazuar në respektin reciprok.

Tarifa prej 104% u njoftua një ditë më parë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Fillimisht, Kina ishte në pritje të një rritjeje tarifore prej 34% ditën e mërkurë si pjesë e paketës së tarifave “reciproke” të Trump, por presidenti amerikan shtoi edhe 50% të tjera pasi Pekini vendosi një tarifë hakmarrëse prej 34% ndaj mallrave amerikane deri në mesditën e së martës – duke e çuar totalin në një rritje prej 84% shtesë në detyrime doganore.




Comments are closed.