A iu refuzua sot hyrja ne Parlamentin Europian Sali Berishës?
Berisha kishte njoftuar sot pjesëmarrjen në Bruksel në një mini-konferencë të organizuar nga një eurodeputet konservator, me titullin “Ku po shkon Shqipëria?”. Aktiviteti fillonte në orën 14.00 sot, por Berisha nuk ishte në sallë.
A iu refuzua sot hyrja ne Parlamentin Europian Sali Berishës?

Organizatori ka publikuar foton me 16 pjesemarres por Berisha nuk duket aty.
Eurodeputeti Arkadiusz Mularczyk ka shkruar pak më parë në X : Sot bashkë-organizova një konferencë në Parlamentin Europian me grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë “Quo vadis, Shqipëri? Midis Demokracisë dhe Autoritarizmit”.

Së bashku me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, Ryszard Czarnecki dhe Fredis Beleris nga PPE, diskutuam mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe shkeljen e parimeve demokratike në këtë vend.

I gjithë aktiviteti i tij mbeti takimi me grupin konservator ku merrte pjesë Mediu, Vokshi Dule, Beleri dhe një polak një ditë më parë. Berisha ka postuar një lajm që ishte zëri i i shqiptarëve në Strazbourg, por atë takim mund ta kishte bërë dhe në Tiranë se me të vetët ishte.







