I shoqëruar nga ushtarë ukrainas, Zelensky në Bucha: Pas mizorive të kryera në këtë qytet është e vështirë të negociojmë me Rusinë
April 4, 2022
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka ndjekur nga afër situatën në qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit.
Imazhet tregojnë trupat e civilëve të shpërndarë në rrugë, ngjarje e cila ka marrë menjëherë reagime ndërkombëtare.
I rrethuar nga personeli ushtarak, Zelensky tha se situata me të cilën po përballej ishte shumë e vështirë, duke ritheksuar se po ashtu edhe negocimi me Rusinë pas këtyre mizorive të kryera nga forcat ruse , ishte po ashtu edhe më i vështirë për tu arritur.
“Këto janë krime lufte dhe do të njihen nga bota si gjenocid”, shtoi më tej ai.








