Helmimi i Navalnyt, BE e gatshme të sanksionojë Moskën
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian ranë sot dakord në Lukashemburg për të sanksionuar Rusinë për helmimin e opozitarit, Alexei Navalny, theksuan tre burime diplomatike.
“Ka një marrëveshje politike për të lluar punën nalizuese në bazë të
propozimeve të Francës dhe të Gjermanisë’, shtuan burimet. Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) konrmoi se Alexei Navalny ishte helmuar nga një agjent neurotoksik i grupit Novitchok, një substancë e perceptuar nga specialistët sovjetikë për qëllime ushtarake.
Franca dhe Gjermania u kanë propozuar partnerëve të tyre që të pranojnë përfshirjen e disa personave dhe një kompanie ruse, ku është prodhuar Novichok, përdorimi i të cilit është i ndaluar, në listën europiane të sanksioneve të krijuara për përdorimin e armëve kimike.
Kjo listë tashmë përfshin tetë emra dhe një qendër kërkimore në Siri. Sanksionet europiane parashikojnë ndalimin e vizave dhe ngrirjen e
pasurive në BE, si dhe ndalimin e marrjes së fondeve evropiane.
Eunews.al







