Danimarka ka njoftuar një skemë të re për punësimin e shtetasve të huaj, e cila, sipas Agjencisë për Rekrutimin dhe Integrimin Ndërkombëtar (SIRI), do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.
E quajtur “Skema e Marrëveshjes Kolektive”, ajo do t’u mundësojë punëdhënësve të rekrutojnë punonjës nga jashtë me një prag më të ulët page, me kusht që pozicioni i punës të mbulohet nga një marrëveshje kolektive.
Pragu minimal vjetor është përcaktuar në 322 mijë korona daneze, afërsisht 43 mijë euro, bazuar në nivelin e vitit 2026.
Megjithatë, skema nuk do të jetë e hapur për të gjithë shtetasit e huaj. Sipas informacionit të dhënë, përfitues mund të jenë vetëm qytetarët e 16 vendeve nga Amerika, Evropa dhe rajoni i Azi-Paqësorit.
Detyrime parashikohen edhe për kompanitë. Përpara paraqitjes së aplikimeve për punonjësit e huaj, punëdhënësit duhet të certifikohen nga SIRI.
Skema synon të lehtësojë rekrutimin në pozicione ku zbatohen marrëveshje kolektive, duke e lidhur punësimin me kushtet e përcaktuara prej tyre.


