Marrëveshje me Universitetin e Elbasanit për kërkimin dhe inovacionin në bujqësi

27 Oct 2026 • 15:58
Shpërndaje:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me synimin për të lidhur kërkimin shkencor dhe përgatitjen akademike me nevojat e sektorit bujqësor.

Marrëveshja u firmos nga ministri Andis Salla dhe rektorja e universitetit, prof. dr. Elvora Fetahu.

Bashkëpunimi përfshin praktikat profesionale të studentëve, kërkimin shkencor, trajnimin dhe këshillimin e fermerëve. Ai parashikon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës universitare në hartimin e politikave bujqësore, promovimin e produkteve shqiptare dhe zhvillimin e agroturizmit.

Reklamë Ola

Ministri Salla e vlerësoi marrëveshjen si një mundësi për ta kthyer dijen akademike në zgjidhje konkrete për fermerët dhe komunitetet rurale, duke krijuar njëkohësisht më shumë hapësira për angazhimin profesional të të rinjve.

Përmes bashkëpunimit, institucionet synojnë të nxisin inovacionin në bujqësi dhe të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Reklamë InterMedika