Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë, duke vendosur një tavolinë të madhe prej guri përpara godinës së Kryeministrisë.
Në pamjet e publikuara prej tij në rrjetet sociale, tavolina mban mbishkrimin “Dialog” dhe është e rrethuar me ulëse prej guri dhe karrige druri.
Ky është gjesti i radhës simbolik i kryeministrit për t’i ftuar protestuesit në bisedime. Në ditët e mëparshme, përpara Kryeministrisë ishin vendosur karrige druri dhe ulëse betoni, të shoqëruara gjithashtu me thirrje për dialog.


