×
E mërkurë, 20 Janar, 2021

Zvicra ashpërson masat për të luftuar pandeminë COVID-19

13 Janar, 2021

Zvicra njoftoi sot një sërë masash të reja për të vënë nën kontroll epideminë COVID-19, me autoritetet veçanërisht të shqetësuara nga një shpërthim i ri për shkak të pranisë së varianteve më ngjitëse të koronavirusit.

“Ne po bëjmë të gjitha këto në përpjekje për të shmangur një valë të tretë”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, gjatë një konference shtypi.

“Për herë të parë, ne jemi përpara epidemisë duke marrë këtë seri masash”, shtoi ai.

Nga e hëna deri në fund të shkurtit, puna në distancë do të bëhet e detyrueshme kudo që të jetë e mundur.

Dyqanet që nuk shesin mallra të konsumit të përditshëm do të mbyllen.

Takimet private mes individëve nuk do të lejohen të kalojnë pesë persona.

Restorantet, institucionet kulturore, objektet sportive dhe të kohës së lirë, të cilat tashmë janë mbyllur që nga 22 dhjetori, do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të shkurtit.

Situata epidemiologjike në vend mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, me numrin e infektimeve, të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, si edhe të presionit për personelin shëndetësor, që janë ende shumë të larta.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për