×
Saturday, April 18, 2026

Zv.kryeministri i Luksemburgut publikon foton me Ramën: Shqipëria ka mbështetjen tonë për në BE

September 16, 2025


Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Në platformën “X”, Bettel shkruan se ishte kënaqësi që mori pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Ai thekson se gjatë këtij takimi të shkurtër ia bëri të qartë kryeministrit shqiptar mbështetjen e plotë të Luksemburgut gjatë rrugëtimit të vendit të tij drejt familjes së madhe europiane.

“Në kuadër të GAC, mora pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe pata kënaqësinë të takoja mikun tim Edi Rama. Përgëzova progresin e Shqipërisë në anëtarësimin e saj në BE dhe përsërita mbështetjen e plotë të Luksemburgut për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, shkruan Bettel.




Comments are closed.