×
Saturday, April 18, 2026

Zelensky bën thirrje për furnizime me avionë luftarakë dhe tanke nga Polonia

March 27, 2022


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje Polonisë që të dërgojë avionë luftarakë dhe tanke për të ndihmuar në luftën kundër pushtimit rus.

Në një videokonferencë me homologun e tij polak Andrzej Duda, Zelensky paralajmëroi se nëse forcat e armatosura të Ukrainës nuk do të furnizoheshin me avionë luftarakë dhe tanke, ushtria ruse mund të përbënte një kërcënim për vendet fqinje të NATO-s.

“Nëse partnerët e Ukrainës nuk e ndihmojnë Kievin, atëherë ekziston një rrezik i lartë që ushtria ruse të përbëjë një kërcënim jo vetëm për territoret e fqinjëve tanë, Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe vendet baltike, por edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë të përgjithshëm ushtarak”, tha Zelensky të shtunën në mbrëmje.

“Atëherë kufijtë dhe qytetet e fqinjëve do të kërcënoheshin nga rusët”, theksoi Zelensky.

Plani i Polonisë për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani duket se është hedhur poshtë pas kundërshtimeve të SHBA-së, pavarësisht lutjeve të Ukrainës.

Sipas Uashingtonit një vendim i tillë mund të çonte në një konfrontim të drejtpërdrejtë mes forcave të NATO-s dhe ushtrisë ruse.

Ndërkohë, luftimet e ashpra kanë vazhduar në qytetin port të kontestuar të Mariupolit të shtunën, ndërsa forcat ruse kanë sulmuar gjithashtu për herë të pare, qytetin më të madh të Ukrainës perëndimore, Lviv.




Comments are closed.