×
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Zbardhet raporti i KE për Shqipërinë: Është gati për konferencën e parë ndërqeveritare

6 Tetor, 2020

Është publikuar progres-raporti i Këshilli Europian për Shqipërinë, i cili do të prezantohet gjerësisht ditën e nesërme nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Tiranë.

Në progres-raport thuhet se Shqipëria ka përparuar drejt objektivave strategjikë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE dhe është gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Shqipëria vijon të mbajë qëndrim 100% në përputhje me linjën e Bashkimit Europian sa i përket politikave të jashtme. Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, Shqipëria ka bërë përparime vendimtare dhe është pranë plotësimit të kushteve të vendosura në prag të konferencës së parë ndërqeveritare”, thuhet në raport.

Raporti ndalet edhe te zhvillimet politike të këtij viti në Këshillin Politik, duke theksuar se amendimet kushtetuese u adaptuan me mbështetjen ndërpartiake të Parlamentit dhe janë të palidhura me kërkesat e OBSE/ODIHR.

“Amendimet kushtetuese u adaptuan me mbështetjen ndërpartiake të Parlamentit dhe hasën në kritika nga opozita ekstra-parlamentare. Këto amendime janë të palidhura me implementimet e kërkesave të OSBE/ODIHR dhe kërkonin ndryshime të tjera në kodin elektoral që u diskutuan mes partive politike në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis përpara se Parlamenti të votojë atë në 5 tetor. Megjithë një rezultati pozitiv në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmisohet, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementimin e saj”, vijon më tej progres-raporti.

Pjesë nga raporti i KE:

Bllokimi Politik pati një zhvillim pozitiv në Janar 2020 kur partia në pushtet dhe opozita ekstra-parlamentare arritën një dakordësi për të çuar përpara reformën elektorale, duke përcaktuar një Këshill Politik, platformë për të përmbushur bisedimet politike dhe teknike dhe për të implementuar rekomandimet e qarta të OSBE/ODIHR (të pazbatuara që nga zjgedhjet e 2013), duke siguruar një financimin transparent të partive politike dhe fushatave elektorale.

Në 5 qershor 2020, Këshilli Politik arriti që të nënshkruajë një marrëveshje për të future gradualisht një administratë elektorale të depolitizuar, siç edhe janë rekomandimet e OBSE/ODIHR. Partitë ranë gjithashtu dakord për të përfshirë identifikimin elektronik të të gjithë votuesve (atëherë kur kjo është e mundshme), për të ristrukturuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për të përfshirë anëtarët e Kolegjit Elektoral me gjyqtarë që kanë kaluar vettingunt. Amendimet në kodin elektoral do të adaptoheshin nga 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e arritur në 5 qershor 2020 pra duke përmbushur konditat e para të Konferencës Ndërqeveritare. Si shtesë, Parlamenti adaptoi disa ndryshime dhe amendime të Kushtetutës në 30 Korrik në lidhje me systemin electoral. Këto ndryshime që nuk kanë lidhje aspak me rekomandimet e OBSE/ODIHR kërkonin ndryshime të tjera në kodin electoral që u diskutuan mes partive politike në Këshillin Politik, por që nuk u arrit një marrëveshje kompromisi përpara votimit të tyre në 5 Tetor. Megjithë një rezultati pozitiv në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmisohet, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementimin e saj.

Komisioni ad hoc parlamentar është ende në punë.
Në raportin e fundit nga vëzhgimi I zgjedhjeve prej misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR u vërejt se, ndonëse zgjedhjet e qershorit qenë organizuar pa probleme të mëdha, ato nuk kishin për qëllim interesin e votuesve, madje votuesit nuk kishin një mundësi të plotë zgjedhjeje të forcave alternative politike. Ky mission më tej rekomandoi:

→ Një dialog gjithëpërfshirës mes aprtive politike për të vazhduar një reform elektorale;
→ Masa për të eleminuar keqpërdorimin e fondeve të shtetit;
→ de-politizimin e shërbimit civil, përfshirë e vendosjes së komisionerëve elektoralë jo politik;
→ sigurimin e pavarësisë dhe imparcialitetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqësorit;
→ investigimin e saktë dhe transparent të shkeljeve elektorale.

Në 14 Janar 2020, mazhoranca në pushtet dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe opozita ekstra-parlamentare arritën një dakordësi për të çuar përpara një reformë elektorale. Marrëveshja u arrit në Këshillin Politik, një paltformë e përbërë nga disa parti politike dhe nga bashkëkryetarë të një komiteti Ad-Hoc që përfaqësonte mazhorancën në parlament dhe opozitën brenda saj si dhe përfaqësues të opozitës ekstra-parlamentare, për të arritur një reformë konsensuale në bazë të implementimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale. Data e përcaktuar për të arritur konsensus ishte 30 qershori 2020. Pas negociatave të shumta në 5 qershor 2020, Këshilli Politik arriti një marrëveshje historike për të përfshirë një administratë elektorale të depolitizuar, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Partitë politike gjithashtu ranë dakord për të përfshirë identifikimin elektronik për të gjithë votuesit (kur janë teknikisht të mundshme), për të restruktuturar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe për Kolegjit Elektoral që të jetë i përbërë nga gjyqtarë të vettuar. Amendimet në kodin elektoral u adaptuan në nga parlamenti në përputhje me marrëveshjen e 5 qeshorit 2020 në 23 korrik 2020. Më pas, në 30 korrik, parlamenti adaptoi disa ndryshime kushtetuese që lidhen me sistemin elektoral. Amendimet përfshijnë dhe mundësinë për të amenduar kodin elektoral në lidhje me hapjen e listave, një prag të ri elektoral kombëtar dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Amendimet kushtetuese u adaptuan me mbështetjen ndërpartiake të Parlamentit dhe hasën në kritika nga opozita ekstra-parlamentare. Këto amendime janë të palidhura me implementimet e kërkesave të OSBE/ODIHR dhe kërkonin ndryshime të tjera në kodin elektoral që u diskutuan mes partive politike në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis përpara se Parlamenti të votojë atë në 5 tetor. Megjithë një rezultati pozitiv në marrëveshjen e 5 Qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmisohet, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementimin e saj.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për