×
Friday, May 22, 2026

Integrimi, Rama: “Shqipëria përsëri fitoi”

May 22, 2026


Kryeministri Edi Rama reagoi pas zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet për bllokim të negociatave me Bashkimi Evropian.

Në një mesazh me tone politike, Rama deklaroi se pavarësisht kritikave dhe parashikimeve negative, Shqipëria ka vijuar përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua… Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, shkruan Rama.

Sipas Kryeministrit, më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE do të shënojë mbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe kalimin në fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.  

Deklarata e Ramës vjen në një moment kur strukturat e BE-së kanë avancuar procedurat për miratimin e raportit IBAR, i konsideruar një hap i rëndësishëm në ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në.  

Kryeministri e cilësoi procesin si një “histori suksesi” të ndërtuar me vizion, punë dhe përkushtim, duke shprehur bindjen se Shqipëria do të vijojë rrugën europiane drejt anëtarësimit.  




Comments are closed.