×
Monday, October 20, 2025

“Washington Post”: Putini kusht Trump: Kievi të heqë dorë nga Donetsku

October 19, 2025


Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar gjatë një telefonate me presidentin e SHBA-së, Donald Trump që Ukraina të heqë dorë nga Donetsku, një rajon kyç ushtarak në Ukrainën lindore – që është mbrojtur me forcë gjatë gjithë konfliktit, sipas “Washington Post”.

Kërkesa e Putinit erdhi gjatë bisedës telefonike me Trump të enjten, vetëm një ditë përpara se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të udhëtonte në Uashington për një takim me me presidentin amerikan.

Trump sinjalizoi të premten se ishte kundër shitjes së raketave “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi, armë që ukrainasit besojnë se mund ta detyrojnë Putinin të ulet në tryezën e negociatave.

“Kam gjithashtu një detyrim të sigurohem që të jemi plotësisht të pajisur si vend, sepse nuk dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në luftë dhe paqe”, tha Trump.

“Do të preferonim shumë që Ukraina të mos kishte nevojë për raketat “Tomahawk”. Do të preferonim shumë që lufta të mbaronte, për të qenë i sinqertë”, shtoi Trump.

Zelensky i tha Trump se kishte një “propozim” në të cilin Ukraina mund të furnizonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dronët e saj të avancuar ndërsa Uashingtoni t’i shiste Kievit raketat “Tomahawk”. 




Comments are closed.