×
Tuesday, August 9, 2022

Universiteti i Oksfordit ngjall shpresa për shpikjen e vaksinës kundër COVID-19

May 15, 2020

Shpresa për një vaksinë ndaj koronavirusit janë ngritur në horizont. Një provë e zhvilluar sot në Britani tregoi shenja premtuese, pasi u testua tek majmunët.

Eksperimeni u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, ndërsa vaksina tek majmunët i forcoi atyre sistemin imunitar, pa shkaktuar efekte anësore.

Brenda 28 ditësh nga vaksinimi, të gjitha kafshët kishin antitrupa COVID-19 të prodhuara nga trupi për t’i dhënë asaj një imunitet nga virusi.

Studiuesit thanë se primatët ishin në gjendje të luftonin kundër virusit përpara se të depërtonte thellë në mushkëritë e tyre, ku mund të bëhet vdekjeprurës. Rezultatet premtuese vijnë pasi provat në njerëz të vaksinës së Universitetit të Oksfordit tashmë janë duek u zhvilluar, me rezultatet e pritura brenda një muaji.

Shkencëtarët e komentuan studimin si ‘shumë inkurajuese’, por paralajmërojnë se nuk garantojnë të njëjtat rezultate te njerëzit.

Ata zbuluan se një dozë e vetme e vaksinimit ishte gjithashtu e efektshme në parandalimin e dëmtimit të mushkërive në studimin për majmunët dhe minjtë.

Disa nga kafshët treguan antitrupa ndaj virusit brenda dy javësh, por të gjithë ata kishin molekula që luftojnë virusin brenda 28 ditësh.

Studiuesit zbuluan se ngarkesat virale në sistemin e poshtëm të frymëmarrjes ishin ulur ndjeshëm te kafshët duke pasur parasysh vaksinën.

Kjo tregon se vaksina parandalon që sëmundja të shumohet dhe përhapet thellë në mushkëri.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments